Sa herë të ketë dialog do të ketë edhe kompromise

17 shkurt 2022 | 08:29

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se dialogu aktual duhet të zhvillohet për integrime pasi, sipas tij, çështja e pavarësisë është e kryer.

“Negociatat e Rambujesë kanë qenë për liri, ato të Vjenës për Pavarësi, derisa këto të fundit janë për integrim që nënkupton integrimin e komunitetit serbe në Kosovë dhe të Kosovës në BE. Nëse nuk arrihen këto objektiva atëherë nuk ka efekt”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kuçi megjithatë thotë se sa herë të ketë dialog do të ketë edhe kompromise.

“Sa herë të ketë dialog do të ketë edhe kompromise. Nuk duhet të krijojmë iluzione se duhet të negociohet me dikënd dhe nuk do ta bëni asnjë kompromis. Për të mos bërë kompromise nuk duhet dialoguar fare”, deklaroi Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën në 14-vjetorin…