“SA I TAKON QEVERISË TEKNIKE DUHET TË KONSULLTOHEMI ME BASHKËAUTORËT E SJELLJES SË KËTIJ LIGJI ME BE DHE SHBA”

16 janar 2026 | 20:17

Ali Ahmeti,
Shkup, 14 Janar 2026!

KONFERENCË ME GAZETARËT PAS TAKIMIT NË KLUBIN E DEPUTETËVE

Do të doja të bëj një vlerësim të këtij takimi të parë në këtë përbërje, në këtë format!

Mendoj që kanë mbetur tema akoma të pakonsumuara, por që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend!

Si pikë e parë është trajtuar një çështje, që është preokupim i të gjithë qytetarëve – anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian!

Ne mbetemi të përkushtuar që kjo çështje është një nga çështjet më të rëndësishme, për çka duhet të angazhohen të gjitha partitë politike në vend!

Në këtë pikë referoi kryeministri i vendit mbi takimet që ka patur me autoritetet evropiane dhe autoritetet në rajon!

Me çka ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar që të gjindet një zgjidhje sa më e shpejtë me qëllim që vendi ynë të zë vendin e merituar në Bashkimin Evropian!

Gjithashtu u diskutua lidhur me çështjet të cilat gjithashtu kërkojnë zgjidhje, siç është avokati i popullit, me çka mbeti që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsultime shtesë se si mund të mbyllet kjo çështje!

Gjithashtu u diskutua, duhet të bëhen konsulta shtesë mbi kodin zgjedhor, me çka ne paraqitëm qëndrimin tonë që pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5 përqind dhe me lista të hapura!

Tani mbetet kjo çështje për diskutime të mëtejme!

Gjithashtu, disa pika të cilat unë kam menduar që t’i vë në këtë tryezë të komunikimit mbetet që në të ardhmen të zhvillohet një takim mes meje dhe Hristijan Mickoskit për t’i diskutuar dhe për të parë se çfarë zgjidhje mund t’u japim!

Ali Ahmeti,
Shkup, 14 Janar 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka  Veprimtaria politike, ilegale, publicistike dhe organizative e…