
Sa zgjat aftësia e një personi me Covid-19 për të infektuar të tjerët?
25 maj 2020
| 09:19
Pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë persona të tjerë pas 11 ditësh me prani Covid-19 në organizmin e tyre, pavarësisht se mund të rezultojnë ende pozitivë në testime.
Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim nga kërkuesit shkencorë në Singapor.
Një person i infektuar, sipas tyre, mund t’ia ngjisë të tjerëve sëmundjen dy ditë përpara se të shfaqë simptoma dhe kjo zgjat deri në 7-10 ditë.
Sipas “New York Post”, shkencëtarët e Qendrës së Sëmundjeve Infektive Kombëtare në Singapor vëzhguan 73 pacientë me koronavirus për të dalë në këtë përfundim.