Sadi Bexheti i PDSH-së, kandidat për Tetovën

10 prill 2021 | 13:49

Partia Demokratike Shqiptare, ka zyrtarizuar profesorin Sadi Bexhetin si kandidat për kryetar të Komunës së Tetovë.

Bexheti gjatë promovimit sot në qendër të Tetovës tha qëllim i tij pse i ka hyrë kësaj gare është që të përmirsoj jetën e tetovarëve. Përmendi mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e investimeve etj.

Ai tha se kandidatura e tij nuk është kundër askujt por është thjesht për të ndryshuar Tetovën.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen gjatë muajit tetor, ndërkaq deri më tani publikisht asnjë parti politike nuk ka shpallur kandidatin e vet për Tetovën.

Deri më tash, me këtë komunë ka udhëhequr BDI-ja me Teuta Arifin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth gjashtëdhjetë shtete, përfshirë disa nga vendet më të varfra…