 
                    ‘Sagrada’ e Barcelonës bëhet kisha më e lartë në botë
                31 tetor 2025
                |  13:52
            
        Sagrada Familia është bërë kisha më e lartë në botë, pasi punëtorët vendosën pjesën e parë të një kryqi në majë të kullës së saj qendrore.
Me një lartësi prej 162.91 metrash, bazilika spanjolle zyrtarisht ia ka thyer rekordin Minsterit të Ulmit në Gjermani, i cili e ka mbajtur kurorën që nga viti 1890, shkruan BBC.
I projektuar nga arkitekti i njohur Antoni Gaudi, kisha ka qenë në ndërtim e sipër në qendër të Barcelonës për më shumë se një shekull, me ndërtesën kryesore që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Kulla qendrore e Jezu Krishtit do të rritet me shtimin e pjesës tjetër të kryqit gjatë muajve të ardhshëm, duke arritur përfundimisht lartësinë 172 metra.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        