Salah: Ky është trajneri më i mirë që kam pasur

20 korrik 2025 | 16:54

Mohamed Salah, një nga ‘yjet’ më të mëdhenj të futbollit modern, ka punuar me disa nga trajnerët më të njohur në botë:  nga Jurgen Klopp dhe Arne Slot te Liverpooli, te Jose Mourinho gjatë aventurës së tij te Chelsea. Megjithatë, në një intervistë për ‘France Football’, sulmuesi egjiptian ka befasuar me deklaratën e tij: “Luciano Spalletti është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”.

Sipas Salah, kjo nuk është thjesht çështje ndjesie apo marrëdhënie personale, por një vlerësim i bazuar në ndikimin konkret që Spalletti ka pasur në zhvillimin e tij si lojtar.

“Me të jam përmirësuar shumë, si në aspektin taktik, ashtu edhe në atë mendor. Më dha mundësinë të shprehja talentin tim dhe të rritesha si futbollist”, tha ai, duke theksuar rolin kyç që italiani nga Certaldo ka luajtur në karrierën e tij.

Në të njëjtën intervistë, Salah u ndal edhe te debati për më të mirin e historisë së futbollit afrikan dhe nuk ngurroi të vendoste veten në krye të listës:

“Unë e konsideroj veten si lojtarin më të mirë afrikan të të gjitha kohërave,” deklaroi ai, duke i vendosur veten përpara ikonave si George Weah, Samuel Eto’o, Didier Drogba dhe Yaya Toure.

Një deklaratë që me siguri do të hapë debat, por që tregon besimin dhe pjekurinë e Salah pas një karriere të suksesshme në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Luis Diaz nuk është i vetmi lojtar i…