Sali Bashota, pjesë e edicionit të pestë “Fiction Fest”
Shkrimtari i njohur Sali Bashota do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest”, që do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor 2025 në restorantin “Amaro” në Prishtinë.
Ai do të jetë pjesë e programit të mbrëmjes së dytë të këtij festivali letrar (05.11.2025, ora 18:00) dhe do të flasë për prozën artistike të botuar tash së voni.
Shënime për autorin
Sali Bashota (1959, Caravik, Klinë), shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Kijevë, ndërkaq studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi dhe doktoroi në shkencat filologjike.Nga viti 1984 është mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë (Universiteti i Prishtinës).
Nga viti 2003 deri më 2013 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ka qenë kryeradaktor i revistës letrare “Jeta e re” (2000-2003), nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (2009-2012), kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës (2009-2013), kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”(2013-2015), kryeredaktor i revistës shkencore “Filologji” (2017-2020), ndërsa nga viti 2025 është kryeredaktor i revistës letrare dhe kulturore PEN Kosova.
Gjithashtu, ishte anëtar dhe kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (2018-2021) si dhe anëtar i disa këshillave dhe bordeve drejtuese në institucione kulturore, arsimore dhe shkencore të Republikës së Kosovës.
Është autor i dyzet veprave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë.
Në vitin 2020 nga presidenti i Republikës së Kosovës u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare.
Është Poeti Laureat i vitit 2024, Festivali Ndërkombëtar i Autorëve “Netët Korçare të Poezisë”.
Vepra me poezi
Albumi i grisur, Rilindja, Prishtinë, 1986
Zogu me profil vjeshte, Rilindja, Prishtinë, 1989
Plagomë, Fjala, Prishtinë, 1994; Rozafa, Prishtinë, 2004
Dalje nga trishtimi, Rozafa, Prishtinë, 1999
Ndiz dritën magjike, poezi të zgjedhura, Rozafa, Prishtinë, 2002
Bukuri e nëmur, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2006
Jetë me vdekje, poezi të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2006
Natyrë e vrarë, poezi të zgjedhura, Ars Poetica, Tetovë, 2006
Kambanë zemërimi (Plagomë dhe Bukuri e nëmur), Toena, Tiranë, 2008
Dorëshkrimi i ngjallur, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2011
Dhembje e bekuar, 333 poezi të zgjedhura, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2013
Në fillim ishte Drita, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2017
Asnjë zë tjetër, Botimet AAB, Prishtinë, 2018
Lutja e parë e shpirtit, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
Pëshpëritja e agonisë – libri i karantinës, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
Vjershat më të bukura të dashurisë, përzgjedhje, Armagedoni, Prishtinë, 2022
Matanë dashurisë është një lumë, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2023
Vepra me prozë poetike
Ëndrra në parajsë, Rozafa, Prishtinë, 2006
Sytë e vetmisë, Rozafa, Prishtinë, 2010
Rruzullimi i zjarrit, zgjedhje, Ombra GVG, Tiranë, 2011
Zemërimi i heshtjes, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2014
Shkallët e natës, Olymp, Prishtinë, 2020
Mëkati i buzëqeshjes, Botimet Rea, Prishtinë, 2023
Roman
Rikthimi i Servantesit në Ulqin, Botimet REA, 2025
Vepra me studime dhe kritikë letrare
Shqipshkrimi kritik, Rilindja, Prishtinë, 1997
Kuteli prozator-poet-kritik, Rilindja, Prishtinë, 1999; Rozafa, Prishtinë, 2007
Domethënia e ideve letrare, Rilindja, Prishtinë, 2001
Proza e filleve të modernitetit, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2006
Studime letrare, ese dhe studime të zgjedhura, Toena, Tiranë, 2008
Enigma e shkrimit, Artini, Prishtinë, 2018
Esenca e ligjërimit letrar, Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
Publicistikë
EGO (Shqip, English, Français), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2014
Vepra të përkthyera në gjuhë të ndryshme të ndryshme të botës
Exilul Sufletului/Ekzili i Shpirtit, Editura Muzeul Literaturii Romane, București, 2004
Schalte das magische Licht ein, Magic Verlag, Zürich, 2004
Only Death is Ëhite, Rozafa, Prishtinë, 2005
Ako stanam angel, Fenix, Skopje, 2006Allume la lumière magique
Ploaia fara Tine, Editura Do-Minor, București, 2008
Beauté maudite, Xanthippe/Edition ASPASIA, Zürich, 2010
Прокълната красота, Balkani, Sofie, 2012
När himlen tystnar, Holmbergs, Malmö, 2012
Allume la lumière magique, L’Harmattan, Paris, 2012
Il gioco delle foglio, Editon Xanthippe, Zürich, 2015
Ηάλλη όψη του, Janinë, 2016
Albán éjzaska, Napút, Budapest, 2017
La ŝtono de la amo, elektitaj poeziajoj, Kava Pech, Prago-Dobrichovice, 2017
Ëhispering Agony (a quarantine book), Kosova PEN Center, Prishtinë, 2020
Musta sade, Kulttuuritarha, Helsinki, 2025
Legenda sna, CEKUM, Podgoricë, 2025
Kompleti i veprave të zgjedhura
Vepra të zgjedhura 1-6, Logos-A, Shkup, 2023
Ndihmëtare e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest” është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).



