Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PD-së
Sali Berisha ka plotësuar dokumentet për kandidimin për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike (PD) që do të zhvillohen më 22 maj.
Berisha ka thënë se është duke u bërë fushatë e paimagjinueshme kundër kandidimit të tij për kryetar partie, por megjithatë ai nuk do të heqë dorë.
“Dua të denoncojë fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit. A mund ta imagjinoni, se njeriu ka shpallë se do të kandidojë dhe bëhen emisione, a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është e paimagjinueshme. Do të kandidojë, i kam plotësuar dokumentet, do i dorëzojë. Do kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve. Nuk mund të pajtohem me situatën që ndodhet Shqipëria”, ka thënë Berisha./oranews/



