
Sali Bislimi takon përfaqësues të lartë të kantonit Jura në Zvicër
Kryetari i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, koordinator për integrime Euro-Atlantike nga Partia Liberale e Kosovës, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, ka takuar presidenten e Qeverisë të Kantonit Jura, e cila është edhe ministre e Punëve të Mbrendshme, Nathalie Barthoulot dhe ministren e Financave, Rosalie Beuret.
Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë takim është biseduar për miqësinë Kosovë-Zvicër dhe zhvillimet në Kosovë.
“Këtu kemi edhe një komunitet mjaft të rëndesishëm, mirë i integruar i cili gjithashtu sfidohet me punën, integrimin dhe kontributi ynë është në të gjitha sferat e jetës për të mirën e përbashket të shoqërisë”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
Sot pata nderin dhe kënaqesine të marre kafën e mëngjesit me presidenten e Qeverise të Kantonit Jura e cila është edhe Ministre e Punëve të Mbrendshme miken e nderuar zonjen Nathalie Barthoulot dhe Ministren e Financave zonjen Rosalie Beuret.
Çdo herë e kam Kosovën me vete e cila është kryefjala e fjalise time, biseduam të gjitha gjërat që lidhen me vendin tonë dhe sfidat që ballafaqohet në shtetndertim.
Këtu kemi edhe një komunitet mjaft të rëndesishëm, mirë i integruar i cili gjithashtu sfidohet me punën, integrimin dhe kontributi ynë është në të gjitha sferat e jetës për të mirën e përbashket të shoqërisë.
Miqët vërtete janë trésor, me te cilet më lehtë ndertohen rruge dhe ura bashkepunimi që Kosova dhe ne ketu kemi më se shumti nevojë!!!
Rroftë miqësia Shqiptare-Zvicrane dhe zoti i bekofte miqët tane!