
Samiti i Ballkanit Perendimor, Rama pret Kurtin (Video)
10 qershor 2021
| 13:21
Tirana këtë të enjte është shndërruar kryeqendra e Ballkanit Perëndimor, ku liderët rajonit janë bërë bashkë në Samitin e organizuar në Shqipëri.
Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.