Samiti i G7 përfundon pa unitet për Ukrainën, Zelensky: Diplomacia në krizë

19 qershor 2025 | 08:20

Samiti i Grupit të Shtatë (G7) në Kanada përfundoi pa një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës, duke reflektuar ndasitë në rritje mes vendeve anëtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “diplomacia tani është në një gjendje krize” dhe u bëri thirrje liderëve të G7 që të ushtrojnë ndikim mbi Donald Trump për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump nuk mori pjesë në ditën e fundit të samitit, pasi u largua herët për shkak të përshkallëzimit të krizës mes Izraelit dhe Iranit. Ai u angazhua vetëm për një deklaratë të grupit që mbështet Izraelin dhe e cilëson Iranin si burim të terrorizmit.

Gjatë samitit, Zelensky zhvilloi takime me liderët e Kanadasë, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, por nuk pati takim me Trump.

Ukraina përsëriti gatishmërinë për armëpushim të pakushtëzuar dhe bisedime paqësore, ndërsa Kanadaja u zotua për ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh kanadezë dhe për sanksione të reja kundër Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për gazetën Haaretz, një pilot i Forcave Ajrore…