
Samsung përforcon epokën e pajisjeve të palosshme dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së përditshme me prezantimin global të Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Flip7 dhe Galaxy Watch8
Pajisje të palosshme elegante dhe me fuqi të avancuar AI debutojnë së bashku me orët inteligjente ultra-komode që ofrojnë menjëherë njohuri për shëndetin, të prezantuara në hapësira gjithëpërfshirëse Galaxy Experience në mbarë botën. Porositë paraprake për smartfonët më të rinj Galaxy Z kanë tejkaluar pritshmëritë, duke shënuar rekordin më të madh ndonjëherë për porositë paraprake të Galaxy Z në Europë. Samsung Electronics njoftoi sot disponueshmërinë globale të smartfonëve të tij më të rinj të palosshëm, Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7, së bashku me serinë e re Galaxy Watch8.
Seria Galaxy Z ka arritur numrin më të lartë ndonjëherë të porosive paraprake për pajisjet e palosshme Galaxy Z në Europë, duke tejkaluar objektivat që përpara përfundimit të periudhës së porosive paraprake. Flagship-i Galaxy Z Fold7 përbën mbi gjysmën e porosive paraprake dhe ka shënuar një rritje mbi 50% të tyre nga konsumatorët europianë krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Z Fold. Seria Galaxy Z ka regjistruar një rritje vjetore të porosive paraprake më të lartë se ajo e serisë tashmë të suksesshme S25, duke reflektuar interesin gjithnjë e më të madh të konsumatorëve për smartfonët e palosshëm.
Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7: Super të hollë, të lehtë dhe të pajisur me inteligjencë intuitive
E përsosur nga vite të tëra teknologji novatore dhe e përmirësuar me inteligjencë të avancuar, Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 përfaqësojnë hapin tjetër madhor në inovacionin e smartfonëve. Këto janë pajisjet më të holla, më të lehta dhe më të avancuara ndonjëherë të serisë Galaxy Z. Falë performancës më të fundit dhe integrimit pa ndërprerje të Galaxy AI[1], ato janë shoqërues inteligjentë dhe të adaptueshëm që parashikojnë dhe reagojnë në kohë reale ndaj nevojave të përdoruesit. Me ekrane të mëdha dhe fleksibël, kamera profesionale dhe inteligjencë të ndjeshme ndaj kontekstit, Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 hapin horizonte të reja për përvoja ultra të avancuara në produktivitet, krijimtari dhe lidhje.
Galaxy Z Fold7 bashkon risitë më të avancuara të Galaxy dhe i çon ato më tej, duke ofruar një përvojë ultra në pajisjen më të hollë, më të lehtë dhe më të avancuar të serisë Z deri më sot.
Ai ofron performancë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse në një ekran të gjerë, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të luajnë, të shikojnë përmbajtje, të lidhen dhe të krijojnë, në të njëjtën kohë. Përvoja e vërtetë e një shoqëruesi me AI nga Galaxy është optimizuar për formatin e palosshëm, duke mundësuar ndërveprime të rrjedhshme në më shumë aplikacione dhe në ekranin më të madh. Me ndarjen e ekranit dhe të kamerës me Gemini Live[2], përdoruesit mund të flasin në mënyrë natyrale me Gemini për gjithçka që po shohin. Mjafton të ndajnë një foto të një pjate tradicionale gjatë eksplorimit të një qyteti të ri dhe të pyesin Gemini-n nëse ka ndonjë restorant aty pranë ku mund ta provojnë. Për më tepër, kamera ultra e avancuar me rezolucion të lartë 200 MP e Galaxy Z Fold7 ofron lirinë për të realizuar foto në kënde të ndryshme, duke e sjellë krijimin e përmbajtjes me cilësi profesionale në majë të gishtave të përdoruesve. Funksione praktike për përpunimin e fotove, si Generative Edit[3], tashmë identifikojnë automatikisht kalimtarët në sfond dhe sugjerojnë proaktivisht çfarë të hiqet, pa pasur nevojë për përzgjedhje dhe redaktim manual. Përveç këtyre veçorive, Galaxy Z Fold7 sjell ndjesinë e njohur dhe qëndrueshmërinë në një dizajn të ri që tërheq vëmendjen dhe hapet në diçka jashtëzakonisht mbresëlënëse.
Sa i përket Galaxy Z Flip7, ai përmbledh fuqinë, inteligjencën dhe personalitetin e një flagship-i në një formë kompakte dhe ikonike. Me ekranin FlexWindow që shtrihet nga njëri skaj në tjetrin, përdoruesit mund të shprehin veten, të kenë akses të shpejtë në funksione kryesore dhe të qëndrojnë të lidhur, pa pasur nevojë ta hapin pajisjen. Projektuar për mënyra jetese dinamike, Galaxy Z Flip7 e transformon mënyrën se si përdoruesit kapin dhe ndajnë përmbajtje, nga selfiet perfekte deri te videot me cilësi kinematografike, gjithçka me fleksibilitetin dhe kreativitetin që vetëm pajisjet Flip mund të ofrojnë. Now Bar[4] sjell informacion të dobishëm direkt në FlexWindow, duke ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë më mirë ditën e tyre, si për shembull, kënga që po luan, përparimi i ushtrimeve dhe madje edhe koha e parashikuar e mbërritjes së shërbimit të ndarjes së udhëtimit, të gjitha me një vështrim të vetëm. Me Gemini Live, përdoruesit mund të ndajnë atë që shohin përmes kamerës dhe të bisedojnë në kohë reale me Gemini, direkt në FlexWindow. Mund të kërkojnë këshilla udhëtimi gjatë një udhëtimi me qenushin, apo sugjerime për veshjen bazuar në motin e ditës. Përdoruesit gjithashtu mund ta përdorin kamerën në Flex Mode dhe të bisedojnë me Gemini pa duar, në mënyrë tërësisht praktike. FlexCam e Galaxy Z Flip7 e bën më të lehtë se kurrë kapjen e një selfie-je të përsosur. Filtrat në kohë reale në FlexWindow përmirësojnë menjëherë selfiet me FlexCam, kështu që janë gati për postim apo ndarje pa nevojën për redaktim shtesë. Me veçori argëtuese si Portrait Studio[5] për kafshët shtëpiake, përdoruesit mund të shndërrojnë menjëherë çdo foto të kapur apo shkarkuar të kafshëve në një vepër arti. Ata mund të zgjedhin stile që ngjajnë me piktura artistike, karikatura 3D, foto me efekt “fisheye” apo portrete me cilësi profesionale dhe të krijojnë vepra që meritojnë të vendosen në kornizë, me një klik të vetëm.
Seria Galaxy Watch8: Komoditet maksimal dhe motivim për shëndet në kohë reale
Duke kompletuar ekosistemin Galaxy, seria Galaxy Watch8, që përfshin Galaxy Watch8 dhe Galaxy Watch8 Classic sjell të njëjtin shpirt inxhinierik të pajisjeve të reja Galaxy, tashmë në kyçin e dorës. Galaxy Watch8 është e pajisur me teknologji të avancuar sensorësh dhe ofron një përvojë intuitive të fuqizuar nga AI, për të ndihmuar përdoruesit të jetojnë më shëndetshëm dhe më të lidhur. Me dizajn ultra të hollë dhe të rehatshëm dhe sistemin Dynamic Lug, ora përshtatet natyrshëm për përdorim gjatë gjithë ditës, duke siguruar kontakt më të saktë me sensorët. Duke përdorur BioActive Sensor të Samsung për ndjekjen e vazhdueshme të shëndetit, ora ofron njohuri në kohë reale dhe shpërblime apo paralajmërime të menjëhershme për gjumin, stresin, ushqimin dhe aktivitetin fizik, duke i kthyer qëllimet për një jetë të shëndetshme në motivim të menjëhershëm dhe të prekshëm[6]. Për më tepër, për herë të parë në një orë inteligjente, Galaxy Watch8 prezanton indeksin e antioksidantëve (Antioxidant Index)[7], që u mundëson përdoruesve të matin nivelin e karotenoideve për vetëm pesë sekonda dhe të marrin vendime më të informuara për një plakje më të shëndetshme.
Përvoja praktike me serinë Galaxy Z dhe Galaxy Watch8 në hapësirat Galaxy Experience
Pas eventit Unpacked, Samsung hapi Galaxy Experience Spaces në qytete kryesore si Dubai, Londër, Nju Jork, Paris dhe Seul. Të konceptuara për t’u ofruar konsumatorëve një përvojë të hershme dhe praktike me pajisjet më të reja Galaxy, këto hapësira përfshijnë zona interaktive që theksojnë dizajnin, performancën dhe veçoritë e Galaxy AI. Samsung bashkëpunoi gjithashtu me komunitete lokale, përfshirë grupe të vrapimit, fotografisë dhe skateboard-it, për të organizuar sesione të ndryshme, ku vizitorët mësuan mënyra konkrete për të përfituar sa më shumë nga pajisjet e tyre të reja.
Për më tepër, Samsung prezantoi një funksion të ri për lokalizimin e Experience Store në faqen zyrtare Samsung.com, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë dyqanet më të afërta dhe të provojnë pajisjet më të fundit nga afër.
Disponueshmëria
Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Flip7, Galaxy Watch8 dhe Galaxy Watch8 Classic do të jenë të disponueshëm për blerje në Samsung.com dhe në dyqane në mbarë botën duke nisur nga data 25 korriku. Galaxy Z Fold7 do të jetë i disponueshëm në ngjyrën blu, të argjendtë dhe të zezë[8].
Galaxy Z Flip7 do të vijë në ngjyrën e zezë, blu dhe të kuqe korale[9]. Galaxy Z Flip7 FE, që sjell përvojën e palosjes për një audiencë më të gjerë, do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë ose të bardhë.
Galaxy Watch8 ofrohet në dy madhësi 44 mm dhe 40 mm dhe vjen në ngjyrën grafit ose të argjendtë. Galaxy Watch8 Classic është i disponueshëm në madhësi 46 mm, në ngjyrën e zezë ose të bardhë, ndërsa Galaxy Watch Ultra i ri ofrohet në katër ngjyra titaniumi, përfshirë edhe ngjyrën e re titan blu.
Përdoruesit që blejnë Galaxy Z Flip7 ose Galaxy Z Flip7 FE përfitojnë akses të zgjeruar në Google AI Pro dhe 2 TB hapësirë ruajtjeje në cloud, për 6 muaj pa asnjë kosto shtesë.
Për më shumë informacion mbi serinë Galaxy Z dhe serinë Galaxy Watch8, vizitoni: www.samsung.com/al.
[1] Për t’i përdorur disa veçori të AI, mund të kërkohet hyrja në llogarinë Samsung. Samsung nuk ofron asnjë premtim, garanci apo sigurim për saktësinë, plotësinë apo besueshmërinë e rezultateve të gjeneruara nga veçoritë e AI. Disponueshmëria e veçorive Galaxy AI mund të ndryshojë në varësi të rajonit/shtetit, versionit të sistemit operativ/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular. Veçoritë Galaxy AI do të ofrohen falas deri në fund të vitit 2025 për pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Për veçoritë AI të ofruara nga palë të treta mund të zbatohen kushte të ndryshme. Shërbimi Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në disa rajone ku ekzistojnë kufizime moshe për përdorimin e AI.
[2] Funksioni Gemini Live kërkon lidhje me internetin dhe hyrje me llogari Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas shtetit, gjuhës apo modelit të pajisjes. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të jenë të ndryshme. I pajtueshëm me veçori dhe llogari të caktuara. I disponueshëm vetëm për përdoruesit mbi 18 vjeç. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[3] Funksioni Generative Edit në Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe hyrje me llogari Samsung. Redaktimi përmes Generative Edit mund të rezultojë në riformatim të fotos. Një shenjë uji (watermark) e dukshme do të vendoset mbi imazhin e ruajtur për të treguar se është gjeneruar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e përmbajtjes së gjeneruar nuk janë të garantuara.
[4] Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Disa widget-e funksionale mund të kërkojnë lidhje me rrjetin dhe/ose hyrje me llogari Samsung.
[5] Funksioni Portrait Studio në Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe hyrje me llogari Samsung. Redaktimi përmes Portrait Studio rezulton në një foto të riformatuar. Watermarke dukshme vendoset mbi imazhin e ruajtur për të treguar se është gjeneruar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e përmbajtjes së gjeneruar nuk janë të garantuara.
[6] Nuk është i destinuar për zbulim, diagnozë apo trajtim mjekësor. Destinuar vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Rezultatet janë vetëm për referencë personale. Ju lutemi, konsultohuni me një profesionist mjekësor për këshilla.
[7] Indeksi i antioksidantëve është i disponueshëm në telefonët Android (Android 10 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (versioni 6.30 ose më lart). Nevojitet hyrje me llogari Samsung. Për të kryer matjen, vendosni qendrën e gishtit tuaj mbi sensorin në pjesën e pasme të orës dhe mbajeni për 5 sekonda. Edhe pse matja mund të bëhet me çdo gisht, gishti i madh rekomandohet për rezultate më të sakta. Matjet e përsëritura për shkak të strukturës jo të njëtrajtshme të lëkurës mund të çojnë në rezultate të pasakta. Indeksi i antioksidantëve është vetëm për qëllime fitnesi dhe mirëqenieje. Nuk është i destinuar për përdorim në zbulim, diagnozë apo trajtim të ndonjë gjendjeje mjekësore. Nëse keni shqetësime për nivelin e antioksidantëve, ju lutemi konsultohuni me një profesionist mjekësor. Ky funksion është pjesë e Labs, dhe mund ta provoni përpara lançimit zyrtar. Nëse nuk dëshironi ta përdorni këtë veçori eksperimentale, mund ta çaktivizoni në cilësimet e Samsung Health.
[8] Disponueshmëria e ngjyrave mund të ndryshojë në varësi të tregut, vendit apo operatorit celular.
[9] Disponueshmëria e ngjyrave mund të ndryshojë në varësi të tregut, vendit apo operatorit celular.