Samsung prezanton fushatën olimpike për Milano Cortina 2026
Me rastin e nisjes së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore Milano Cortina 2026, Samsung prezanton fushatën e re globale “Fitorja është punë në ekip”, e cila e rikoncepton fitoren jo si një arritje individuale, por si një përvojë të përbashkët, thellësisht njerëzore.
Fushata ndërtohet mbi konceptin “Victory Selfie”, i prezantuar për herë të parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke e sjellë tani për herë të parë edhe në Lojërat Dimërore. Njëkohësisht, Victory Selfie zgjerohet historikisht për herë të parë edhe në sportet që luhen në ekip dhe ato në çifte, duke u mundësuar sportistëve të regjistrojnë momentet e fitores në podium nga perspektiva e tyre personale.
Në qendër të narrativës qëndron veçoria Galaxy Dual Recording, e cila mundëson regjistrimin e njëkohshëm nga dy perspektiva dhe bashkon në të njëjtin kuadër sportistët me personat që qëndrojnë pas suksesit të tyre, prindërit, trajnerët, vëllezërit, motrat dhe rrethin e tyre më të gjerë mbështetës.
Më poshtë ju përcjellim edhe videon kryesore të fushatës “Fitorja është punë në ekip”, e cila ndërthur perspektivën e sportistëve me atë emocionale të prindërve, duke zbuluar të gjithë rrugëtimin drejt fitores, nga rëniet deri te momenti kulmor në podium, si një histori e përbashkët.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=_6RMxpbRV3E
Fushata është pjesë e platformës globale “Open Always Wins”, përmes së cilës Samsung thekson se gjithëpërfshirjen ndaj perspektivave të ndryshme hap mënyra të reja për të përjetuar momentet olimpike dhe paraolimpike.



