
Samsung prezanton linjën AV 2025 me Samsung Vision AI: Cilësi superiore e imazhit dhe funksione inteligjente mbërrijnë në Europë
Samsung Electronics njofton se linja më e re audio-vizuale 2025 do të jetë e disponueshme nga data 26 maj. Për të festuar lançimin dhe fuqinë e Samsung Vision AI, kompania organizoi eventin “The Home of Vision”, ku u demonstrua fuqia e inteligjencës artificiale në filma, lojëra dhe sport.
Eventi “The Home of Vision” ishte një përvojë gjithëpërfshirëse që solli në jetë vizionin e Samsung për të transformuar televizorët nga ekrane tradicionale në shokë inteligjentë të shtëpisë smart, që përshtaten me nevojat tuaja dhe bëhen qendra e vëmendjes në çdo shtëpi.
Jose Barreiro-Lopez, Zëvendës President i Divizionit TV dhe AV në Samsung Europe, komentoi: “Samsung ka qenë marka Nr. 1 në botë për televizorët për 19 vite radhazi. Këtë vit, po i transformojmë televizorët tanë në shokë të vërtetë të pajisur me inteligjencë artificiale, të krijuar për të qenë në zemër të çdo shtëpie.”
“Eventi ynë prezantoi gamën e gjerë të televizorëve tanë, me premtimin për të çuar në një nivel tjetër përvojën e argëtimit në shtëpi. Qoftë kur jeni të zhytur në një film kinematografik, kur mbështesni ekipin tuaj të preferuar apo kur luani me miqtë tuaj, televizorët tanë janë ndërtuar për t’iu përshtatur çdo momenti – dhe Samsung Vision AI i çon këto përvoja në një tjetër nivel.”
Zbuloni fuqinë e plotë të Vision AI në shtëpinë tuaj
Eventi “The Home of Vision” solli zona gjithëpërfshirëse dhe interaktive, të krijuara për të prezantuar aktivitetet e preferuara të shikuesve përmes televizorit – lojërat, filmat dhe sportin – dhe mënyrën se si Samsung Vision AI jo vetëm përmirëson imazhin dhe tingullin e këtyre përvojave, por krijon edhe mënyra të reja për t’i shijuar ato.
Një kinema shtëpie risjell skena ikonike filmash me qartësi dhe thellësi mahnitëse, falë fuqisë së optimizimit të imazhit me inteligjencë artificiale. Duke prezantuar një gamë të gjerë zhanresh filmike, teknologjitë e avancuara AI analizojnë përmbajtjen dhe ambientin përreth për të rregulluar automatikisht pamjen, duke e përmirësuar ndjeshëm përvojën tuaj të shikimit.
Përvoja kinematografike përfshin gjithashtu teknologjinë AI Sound. Duke analizuar akustikën e dhomës, sistemi përshtat në mënyrë dinamike tingullin për të krijuar një përvojë audio të pasur dhe hapësinore, që ju rrethon plotësisht. Performanca zanore e linjës së re është përmirësuar ndjeshëm – ideale për t’u përfshirë në një film apo serial. AI Sound funksionon në harmoni me linjën më të fundit Samsung Q-Series Soundbar, që integrohet pa ndërprerje me televizorët përmes teknologjisë Q-Symphony, duke sjellë një përvojë autentike kinemaje në shtëpi.
Zona e Sportit demonstron mënyrën se si Samsung Vision AI përshtatet në mënyrë inteligjente me konfigurimin tuaj të shikimit dhe përmbajtjen që po ndiqni – duke ofruar një përvojë vërtet të personalizuar për çdo tifoz sporti.
Duke vënë në qendër të vëmendjes teknologjinë AI Motion Enhancer Pro, televizori nxjerr në pah përmbajtjen me rezolucion të ulët, redukton turbullimin dhe deformimin e topit, duke u përshtatur në mënyrë të zgjuar me sportet që ju pëlqen të ndiqni. Gjatë ndeshjeve me ritëm të shpejtë, si futbolli, AI Motion Enhancer Pro ndjek lëvizjen e topit në kohë reale dhe përmirëson rezolucionin e tij – duke siguruar që çdo moment të shfaqet me qartësi maksimale, për një përvojë shikimi aq përfshirëse sa vetë stadiumi.
Për lojtarët, Samsung Vision AI mund të jetë një ndryshues i lojës — një ambient gjithëpërfshirës i frymëzuar nga e-sportet, me ekrane QLED 4K QN90F dhe ndriçim dinamik që krijon një përvojë tërheqëse dhe atmosferike, duke shfaqur veçori që reagojnë në kohë reale ndaj lojës.
AI Auto Game Mode zbulon automatikisht titujt dhe zhanret e lojërave, duke rregulluar parametrat për të ofruar një përvojë në një tjetër nivel — kështu që lojtarët nuk kanë më nevojë të bëjnë rregullime manuale. Nëse jeni fans i lojërave RTS dhe kaloni në një lojë FPS, AI Auto Game Mode përshtatet në kohë reale, që të mos humbisni asnjë.
E fuqizuar nga Samsung Vision AI, televizorët më të fundit të Samsung çojnë përvojën e shikimit në një nivel tjetër — me teknologjinë e avancuar Quantum Dot që ofron imazhe të gjalla dhe të natyrshme për një përvojë të paharrueshme. Teknologjia Glare-Free e Samsung, e prezantuar tani në modelet e përzgjedhura Neo QLED dhe OLED, zvogëlon reflektimet duke ruajtur thellësinë e ngjyrave të zeza dhe imazhet e mprehta — edhe në dhoma të ndriçuara. Një material i ri anti-reflektues siguron cilësi të mahnitshme të imazhit në çdo dritë.
Modelë si HW-Q990F dhe HW-Q930F ofrojnë një tingull rrethues tridimensional me mbështetje për Dolby Atmos dhe DTS:X, duke siguruar një përvojë zanore superiore.
Modelët e mëposhtëm nga linja AV 2025 do të jenë në dispozicion për blerje nga data 26 maj i vitit 2025:
- Televizorë: QN990F, QN900F, S95F, QN90F, S90F, QN85F, QN80F, QN70F, Q8F, Q7F
- Lifestyle:LS03FW, LS03F
- Soundbar-e:Q990F, Q930F, Q800F, QS700F
Për më shumë informacion rreth linjës më të fundit të televizorëve të fuqizuar nga Samsung Vision AI, ju lutemi vizitoni: https://www.samsung.com/al/.