
Samsung prezanton One UI 8 Watch në Galaxy Watch Ultra
Nga trajnimet e personalizuara (Running Coach) të vrapimit deri te panelet informative Multi-Info (Multi-Info Tiles), përditësimi sjell përmirësime të rëndësishme shëndetësore dhe një përvojë më të zgjuar për përdoruesit e Galaxy Watch
Samsung Electronics njoftoi sot disponueshmërinë e përditësimit One UI 8 Watch për Galaxy Watch Ultra[1], duke sjellë veçoritë motivuese për shëndetin dhe ndërfaqen intuitive të prezantuara me serinë e re Galaxy Watch8, për një rreth më të gjerë përdoruesish Galaxy. Me këtë përditësim, përdoruesit e Galaxy Watch Ultra kanë tashmë akses në mjete të fuqishme si[2]: Running Coach, Vascular Load dhe Antioxidant Index, të gjitha të krijuara për të ndihmuar përdoruesit të ndërtojnë zakone më të shëndetshme përmes përshëndetjesh motivuese.
Me One UI 8 Watch, ndërfaqja e përdoruesit është optimizuar për të ofruar informacion thelbësor me një vështrim, në ekranin e vogël. Panelet me shumë informacion (Multi-info Tiles) përmbledhin gjithçka, nga të dhënat shëndetësore deri te moti, në një pamje të personalizueshme, duke ofruar informacionin që përdoruesit kanë nevojë, pikërisht kur kanë nevojë. Now Bar[3] siguron që çfarëdo që po përdorni të jetë gjithmonë e arritshme. Këto veçori të One UI 8 Watch integrohen në mënyrë të përsosur me performancën dhe qëndrueshmërinë e fuqishme të Galaxy Watch Ultra.
Galaxy Watch Ultra mbetet shoqëruesi i përsosur për të gjithë ata që e duan aventurën në natyrë, tashmë i disponueshëm në katër ngjyra mbresëlënëse prej titani, duke përfshirë edhe ngjyrën e re të prezantuar, blu titan. Ndërkohë, Galaxy Watch8 është ndërtuar për mirëqenie të përditshme me rehati dhe stil, ndërsa Galaxy Watch8 Classic ofron elegancë të përjetshme të kombinuar me funksionalitet të avancuar. Galaxy Watch8, Galaxy Watch8 Classic dhe Galaxy Watch Ultra në blu titan do të jenë të disponueshme në Kosovë duke filluar nga data 25 korrik.
Për më shumë detaje mbi Galaxy Watch Ultra, vizitoni: https://www.samsung.com/al/watches/all-watches/
[1] Përditësimi i One UI 8 Watch do të shpërndahet gradualisht në modelet e mëparshme të Galaxy Watch. Të gjitha funksionalitetet, veçoritë, specifikimet dhe informacionet e tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimet, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit, mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
[2] Disponueshmëria dhe veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të tregut, modelit dhe telefonit inteligjent të çiftëzuar; vizitoni https://www.samsungmobilepress.com/feature-stories/great-health-can-happen-overnight-with-galaxy-watch për detaje. Nuk është menduar për përdorim në zbulimin, diagnostikimin, trajtimin e ndonjë gjendjeje mjekësore. Rezultati është vetëm për referencën tuaj personale. Ju lutemi konsultohuni me një profesionist mjekësor për këshilla.
[3] Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë në varësi të tregut. Disa vegël funksionale mund të kërkojnë një lidhje rrjeti dhe/ose hyrje në llogarinë Samsung.