Sane nuk do të largohet nga Bayerni

08 prill 2025 | 14:02

Bayern Munchen ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Leroy Sanes pasi Arsenali mbajti bisedime me kampin e lojtarit. Sane, i cili është në muajt e fundit të kontratës në “Allianz Arena”, ka tërhequr interesim nga Arsenali të cilët po synojnë transferimin e disa lojtarëve të rinj në verë për ta përforcuar sulmin. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, sidoqoftë, Bayerni pritet t’i ofrojë një kontratë të re reprezentuesit gjerman.

Gazetari tutje shton se bordi i Bayernit e ka aprovuar rinovimin e kontratës së Sanes dhe drejtori sportiv Max Eberl do t’i prezantojë lojtarit një kontratë të re e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.

Sulmuesi është gjithashtu i etur për të vazhduar me “bavarezët”. Sane pati një fillim të vështirë të sezonit 2024/2025, por ai tashmë e ka fituar formën që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në pjesën e dytë të sezonit ai ka realizuar tetë gola në Bundesliga dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm që klubi i tij ta mbajë një distancë me Bayer Leverkusenin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se  hetuesit policor…