Sara Hoxha kapet mat me të dashurin e ri?

14 qershor 2025 | 23:12

Ditëve të fundit në media online qarkulluan thashetheme për një lidhje të mundshme mes influenceres Sara Hoxha dhe biznismenit Erik Fullani.

Shkas për këtë u bënë disa postime të tyre nga vendi i njëjtë në pushime.

E ku ka tym thojnë që nuk është pa asgjë!

Ka mjaftuar një video e shpërndarë nga festa e ditëlindjes së djalit të Olta Gixharit, që rrjeti të ndizet përsëri.

Sara dhe Erik Fullani ishin pjesë e festës së ditëlindjes dhe ndjekësve nuk u ka shpëtuar ky detaj pa u vënë re.

Në një video të shpërndarë nga Olta në Instagram, shihet qartë Sara dhe Eriku në festën e ditëlindjes.

Madje po të hulumtosh, Olta dhe Eriku nuk ndiqen me njëri – tjetrin në Instagram, detaj ky që tregon që mes tyre nuk ka shoqëri të ngushtë dhe arsyeja e pjesmarrjes së tij ishte të jetë krah Sarës në festën e ditëlindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Shamkhani, këshilltari më i lartë i Iranit për udhëheqësin…