Së shpejti mbyllet sënduku i përrallave, shpifjeve e ofendimeve, do të flas me fakte e me zë

27 tetor 2025 | 08:11

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli, ka publikuar një postim enigmatik në rrjetet sociale, përmes të cilit ka paralajmëruar se së shpejti do të reagojë publikisht ndaj atyre që, sipas tij, kanë shpifur dhe ofenduar ndaj tij.

Në një shkrim të shkurtër në Facebook, Pacolli iu është drejtuar “miqve” të tij me një mesazh të qartë, duke thënë se përpjekjet e tyre për ta njollosur po shkojnë drejt fundit.

“Miq të mi, Ah… ata që hodhën terr e zi nga mungesa e respektit, nga injoranca, nga xhelozia apo thjesht dashakeqësia — le të nxitojnë. Nëse keni lënë diçka pa thënë, shpejt… se së shpejti mbyllet sanduku i përrallave, shpifjeve e ofendimeve. Pastaj… do flas unë. Me fakte e me zë!!!”, ka shkruar Pacolli.

Këtë postim, Pacolli e ka shoqëruar me metaforën “kungullit rri mbi ujë derisa lodhet të jetë kungull”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor. Kjo…