
Së shpejti rehabilitohet rruga në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës
11 shtator 2020
| 16:17
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë me dije se së shpejti do të fillojë sanimi i gjendjes së rrugës në fshatin Shipashnicë e Epërme, e cila kishte mbetur pa u rregulluar për shkak të moskryerjes së punës nga kompania e kontraktuar.
Me këtë rast, Kastrati ka falënderuar banorët e këtij fshati për bashkëpunimin.
“Kjo rrugë në fshatin Shipashnicë e Epërme përreth dhjetë vite ka mbetur e tillë, si rezultat i moskryerjes së punës nga kompania e kontraktuar më parë. Me të marrë shqetësimin e banorëve kemi dalë në terren dhe shumë shpejt do të nisë sanimi i gjendjes në këtë rrugë. Faleminderit banorëve për bashkëpunimin”, ka thënë Kastrati.