
Seanca për zgjedhjen e presidentit vazhdon të dielën në orën 17:00
03 prill 2021
| 23:11
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë nesër, e diel, në orën 17:00.
“Seanca do t’i vazhdojë punimet nesër, më 4 prill në orën 17:00”, ka thënë kreu i kuvendit, Glauk Konjufca.
Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin. Kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.
Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.
Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.