
Sekretarët e PDK-së, Çitaku dhe Kadriaj, takohen në selinë e partisë – bashkërendojnë aktivitetet Kosovë–Zvicër
Sekretari i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, është pritur në selinë qendrore të partisë në Prishtinë nga Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kadriaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar se fokusi i takimit ishte koordinimi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
“Në selinë e PDK-së zhvillova një takim me Sekretaren e Përgjithshme, znj. Vlora Çitaku, me fokus në koordinimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Ndava me të faktin se Dega e PDK-së në Zvicër ka kryer me kohë njoftimin e strukturave, anëtarëve dhe bashkatdhetarëve për procesin e aplikimit, në mënyrë që çdo zë i mërgatës sonë të jetë i pranishëm në këto zgjedhje.
Ky bashkërendim është hap i rëndësishëm për të siguruar përfshirjen e mërgatës në këtë proces zgjedhor. Bashkë, na prift e mbara!”, – ka shkruar Kadriaj.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për të fuqizuar lidhjen mes strukturave të PDK-së në Kosovë dhe diasporë, me theks të veçantë në përfaqësimin aktiv të mërgatës në proceset vendimmarrëse.