Sekretari i PDK-së në Zvicër uron rizgjedhjen e Memli Krasniqit: Dega e Zvicrës do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm pas vizionit tuaj

21 qershor 2025 | 20:16

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka uruar rizgjedhjen e Memli Krasniqit në krye të partisë, gjatë Konventës së 11-të zgjedhore të mbajtur sot në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kadriaj e ka cilësuar rizgjedhjen e Kryetarit Krasniqi si një dëshmi të besimit dhe mbështetjes së gjerë nga anëtarësia e PDK-së. Ai ka theksuar se dega e partisë në Zvicër do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të vizionit dhe drejtimit të tij.

Urimi i plotë i Kadriajt:

Urime Kryetar z. Memli Krasniqi për rizgjedhjen në krye të PDK-së në Konventën e 11-të zgjedhore!

Në emrin tim personal dhe në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Degës së PDK-së në Zvicër, ju shpreh urimet më të sinqerta Kryetarit të rizgjedhur, z. Memli Krasniqi.

Rizgjedhja juaj në krye të Partisë Demokratike të Kosovës është dëshmi e besimit, mbështetjes dhe vlerësimit të gjerë që gëzoni nga anëtarësia jonë.

Uroj që ky mandat i ri të jetë i mbushur me vendime të mençura, unitet dhe suksese në fuqizimin e mëtejshëm të partisë, përballë sfidave të kohës dhe në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Dega e Zvicrës do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të vizionit dhe drejtimit tuaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bombarduesit amerikanë B-2 janë larguar nga Amerika, duke u drejtuar…