
Sekuestrohen aparate që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri
Policia ka sekuestruar në veri aparate që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri.
Në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.
“Me datë 09.09.2025, Sektori Rajonal i Hetimeve Mitrovicë Veri, gjatë asistimit të inspektorëve të tregut nga Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Mitrovicës Veri, si dhe inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, në kuadër të një kontrolli në disa biznese/lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar”.
“Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”. Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv