Selmani prezantohet te Egnatia

10 qershor 2025 | 14:19

Sulmuesi i krahut, Kastriot Selmani karrierën do ta vazhdoj në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Selmani do të jetë pjesë e skuadrës së Egnatias, pasi kampionia e Shqipërisë të martën e ka bërë prezantimin e tij.

Me skuadrën nga Rrogozhina, Selmani ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Edlir Tetova. Selmani, së fundmi është shpallur kampion i Kosovës me Dritën, skuadër për të cilën ka luajtur tre vjet kurse karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Llapi, Prishtina e Vushtrria. 25-vjeçari do të paraqitet me Egnatian në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-modelja e njohur, Katie Price, i ka shokuar fansat me…