Serbët arrestuan dy qytetarë nga Podujeva, Bulliqi kërkon lirimin e tyre

13 dhjetor 2020 | 21:21

Dy kosovarët, Berat Maqastena dhe Berat Maxhuni janë arrestuar mbrëmë nga policia serbe.

Pas arrestimit të tyre, ka reaguar edhe Kryetari i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se arrestimi i dy qytetarëve të kësaj komune nga policia serbe, është veprim i papranueshëm. “Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm. Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar. Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar”, ka Bulliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, do…