
Serbët e forcojnë barrikadën, tani vendosin edhe drunj (Foto)
01 tetor 2021
| 15:49
Protestuesit serbë kanë vendosur edhe drunj para një barrikade mbrëmjen e kaluar, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.
Edhe pse marrëveshja për targat për automjetet është arritur, dhe sipas saj protestuesit do të largohen nesër (e shtunë) së bashku me barrikadat, ata nuk kanë ngurruar t’i përforcojnë pengesat.
“Klan Kosova” ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes.