
Serbët e Kosovës mblidhen në Graqanicë për të festuar Vidovdanin
28 qershor 2021
| 13:30
Serbët e Kosovës sot në Graqanicë janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.
Siç shkruan Kosovo online, Porfirije do të shërbejë në liturgjinë në Manastirin e Graqanicës, e cila ka filluar në orën 8:30 të mëngjesit.
Të pranishëm janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, si dhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq.
Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.