Serbët paralajmërojnë protesta të reja për taksën

27 nëntor 2018 | 13:55

Ka përfunduar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, të cilët në mënyrë paqësore kanë dalë para Gjykatës Themelore në këtë komunë në për të kundërshtuar vendosjen e taksës prej 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Protesta e përbërë nga rreth 700 serbë, është udhëhequr nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili paralajmëroi se nëse Qeveria e Kosovës nuk e largon taksën e vendosur, do të vazhdohet me protesta të tjera.

Protesta e radhës është organizuar për nesër në orën 12:00, transmeton ‘Klan Kosova’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, e…