
Serbët përsëri kundërshtojnë vizitën e Radomiroviçit në Komunën e Leposaviqit
Një grup relativisht i vogël i serbëve në Komunën e Leposaviqit, të enjten në mëngjes, sikurse një ditë më parë kanë pritur me fishkëllima duke kundërshtuar zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radojiç Radomiroviç, i cili është parë afër ndërtesës komunale në Leposaviq.
Siç po raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kosovo Online, rreth orës 6:00 të mëngjesit Radomiroviç i shoqëruar edhe me disa punëtor të administratës kanë hyjrë përsëri në ndërtesën komunale.
Serbët e pranishëm të cilët prej disa muajsh po kundërshtojnë punën e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemit i kanë thënë Kosovo Online se janë të pakënaqur me ardhjen e Radomiroviç-it duke kërkuar nga KFOR-i që të veprojë në përputhje me mandatin dhe të pengojë hyrjen e tyre në ndërtesën komunale.
Hyrja e Radomiroviç-it në ndërtesën komunale u kundërshtua edhe të mërkurën ndërsa futja e tyre në komunë nuk u lejua nga ushtarët e KFOR-it.
Por, ndryshe nga KFOR-i, dritën e gjelbër për futjen e Radomiroviç në ndërtesën komunale të Komunës së Leposaviqit, të mërkurën ia ka dhënë Policia e Kosovës.