
Sërish mblidhet Kryesia e LDK-së
02 gusht 2019
| 10:21
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur sërish sot.
Kjo mbledhje është vazhdim i asaj të djeshmes ku u diskutua për përgatitjet e Kuvendit të nëntë Zgjedhor të LDK-së, i cili do të mbahet nesër.
Përfaqësuesit e LDK-së kanë bërë me dije se janë duke punuar që në krye të partisë të jetë një figurë përbashkuese.