Sërish Raikkonen, Ferrari shkëlqen në Bahrein

07 prill 16:29

Raikkonen është sërish më i shpejti në Provat e Lira për Çmimin e Madh të Bahreinit. Finlandezi i Ferrarit la pas Verstappen dhe Ricciardo.

Me kohën 1.29.868 Raikkonen bëri diferencën në sesionin e dytë, ku për pjesën më të madhe ai lëvizi në pistë me gomat shumë të buta, me shiritin e kuq. Pas tij u rendit Verstappen që në fundin e sesionit pati një kontakt me njëvendëshen e Raikkonen. Holandezi ishte gjysmë sekonde më ngadalë se Raikkonen.

Kohën e tretë më të mirë e realizoi Ricciardo. Hamilton që në mëngjes zëvendësoi kambion nuk shkoi më lart se vendi i katërt, me më shumë se 8 të dhjetat nga Raikkonen. Vettel ishte vetëm 30 të mijtat më ngadalë se Hamilton, por për gjermanin u evidentua një defekt në telajo në fillim të sesionit, gjë që e kushtëzoi të bëjë vetëm 8 xhiro.

Piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas u rendit në vendin e gjashtë. Mirë në këtë sesion bënë të dyja makinat Renault. (TCH)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar E.A. (1990) nëna e vajzës 4-vjeçare e cila…