Serwer: Ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale do të ishte veprim i papeshuar

24 dhjetor 2017 | 00:55

Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, Johns Hopkins, ka theksuar për “Zërin e Amerikës”, se nuk do të ishte një vendim i matur shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte.

“Mendoj se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran”, ka thënë ai.

Se si do ta gjykonte këtë lëvizje Serwer, ai ka dhënë përgjigje: “Nuk më duket se ishte një lëvizje e mençur. Kosova është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla. Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ishte të shtunën…