Sfida Bayern-Inter, Shaqiri: Mbështes skuadrën më të mirë

08 prill 2025 | 15:36

Në prag të përplasjes së madhe çerekfinale në UEFA Champions League mes Bayern Munich dhe Inter, dy ish-skuadra të tij, Xherdan Shaqiri ka ndarë mendimet e tij në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke u treguar diplomatik dhe i matur në analizën e tij.

“Kam përjetuar momente të veçanta me të dyja fanellat”.

Shaqiri, i cili ka veshur si fanellën e bavarezëve ashtu edhe atë të zikaltërve gjatë karrierës së tij, pranoi se nuk mund të zgjedhë mes tyre: “Kam luajtur për të dy klubet dhe kam kujtime të paharrueshme. Kjo e bën shumë të vështirë për mua të jap një parashikim. Thjesht do të mbështes skuadrën më të mirë në fushë.”

Duke u ndalur te forma aktuale e Interit dhe mundësia për të përsëritur suksesin historik të vitit 2010, kur zikaltërit fituan tripletën nën drejtimin e Jose Mourinhos, Shaqiri shtoi: “Një sezon i tillë kërkon perfeksion, konsistencë dhe padyshim edhe pak fat. Interi ka një skuadër shumë të fortë dhe një mentalitet fitues. Asgjë nuk është e pamundur.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Ramanaj shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…