
S’flasin që sa vite, bëhen papritur bashkë Shyhretja e Shkurta (Video)
21 maj 2025
| 15:29
Pas shumë vitesh pa folur, Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejza u bënë bashkë papritur.
Të dyja morën pjesë në një ceremoni përurimi të Shtëpisë së Kulturës “Afërdita” në Mushtisht. Bashkë me to, ishte edhe Remzie Osmani.
Ka qenë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ai i cili ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku bilbilat e Mushtishtit shihen pranë njëra-tjetrës duke prerë shiritin.