Shaban Shabani i PDK-së i rikthehet garës për kryetar të Dragashit

25 korrik 2025 | 16:26

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Dragash ka nominuar për kryetar të komunës së tyre, Shaban Shabanin. Kështu është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të degës së PDK-së, në Dragash, por edhe nga faqja e kandidatit Shaban Shabanit. “Me mirënjohje të thellë, ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj, që më nderuat me nominimin si kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.”, ka shkruar Shabani.

Njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Dragashit,

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Të respektuara struktura të degës së PDK-së në Dragash dhe nivel qendror,

Me mirënjohje të thellë, ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj, që më nderuat me nominimin si kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Ky besim për mua është një përgjegjësi, një thirrje për të qenë në shërbim të të gjithëve – pa dallim bindjesh, lokaliteti apo përkatësie. Dragashi është shtëpia jonë e përbashkët dhe ne kemi forcën ta ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë. Kjo nuk është vetëm një garë politike. Kjo është një mundësi për angazhime të përbashkëta. Rrugëtimi sapo ka nisur. Me ju pranë, suksesi është i mundur!

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar njoftimin e liderit francez,…