Shahin Dervishaj: Nesër në Hagë për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj krerëve të UÇK-së

13 shtator 2025 | 23:16

Afaristi në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka postuar një fotografi në “Facebook” me deputetin e PDK-së, Artan Behrami dhe me disa miq.

Ai ka theksuar se nesër do të jenë së bashku në përkrahje të protestës në Hagë, duke kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen krerëve të UÇK-së, në veçanti dhe UÇK-së në përgjithësi.

“Sot u nderova me vizitën e deputetit të nderuar Artan Behrami. Nesër do të jemi së bashku në përkrahje të protestës në Hagë, duke kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen krerëve të UÇK-së në veçanti dhe UÇK-së në përgjithësi. Liria ka emër”, ka shkruar Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dron rus ka depërtuar në territorin rumun rreth 10…