
Shahini: Kosova po zbrazet, kërkohen masa urgjente për të ndalur emigrimin masiv
19 qershor 2025
| 16:16
Rreth 40 mijë qytetarë të Kosovës kanë braktisur vendin vetëm gjatë vitit 2024, duke lënë pas një boshllëk ekonomik dhe shoqëror të ndjeshëm.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin, duke theksuar se kjo valë emigrimi po varfëron vendin dhe po dëmton të ardhmen kombëtare.
Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, qytetarët që po largohen ishin kontribuues të drejtpërdrejtë në ekonomi, duke sjellë në qarkullim mbi 200 milionë euro në vit.
Shahini ka kërkuar veprime urgjente nga institucionet për të frenuar këtë fenomen përmes investimeve në punësim, siguri sociale dhe stabilitet politik.
“Ikja që dhemb – Kosova po mbetet bosh”, ka thënë ai.