Shahini takon në Budva presidentin e Komunitetit Ekonomik dhe Social për Evropë

14 maj 2025 | 15:15

Në kuadër të Forumit Ekonomik Social për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka zhvilluar një takim me presidentin e Komunitetit Ekonomik dhe Social për Evropë, Oliver Ropke, me bashkëpunëtorë.

Sipas AKB-së, ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe social ndërmjet Kosovës dhe institucioneve evropiane, me fokus të veçantë në fuqizimin e sektorit privat, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e aktorëve socialë në proceset vendimmarrëse.

“Pata kënaqësinë të diskutoj me presidentin Ropke për sfidat dhe mundësitë e bizneseve në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin që mund të luajnë këshillat ekonomikë e socialë në ndërlidhjen më të mirë të politikave evropiane me realitetin tonë”, ka thënë pas takimit kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

AKB-ja mbetet e përkushtuar në promovimin e interesave të bizneseve kosovare dhe në nxitjen e dialogut rajonal për një klimë më të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodrygo Goes mund të largohet nga Real Madridi në fund…