
Shala: Kurti sa të jetë në pushtet do ta minojë demokracinë
Analisti politik Azdren Shala ka folur për situatën në të cilën është vendi për moskonstituim të Kuvendi të Kosovës dhe mosformim të Qeverisë së Kosovës.
Në emisionin “Kosova Today” të “Klan Kosovës”, ai është shprehur se me Lëvizjen Vetëvendosje partitë opozitare nuk do të duhej të diskutonin, duke folur për takimin që sot e pati kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Me një autoritar tregom se si negociohet, më tregoni? Kjo e amniston çdo diktator të botës, e bënë një krizë të vazhdueshme, hajde shkojmë të negociojmë. I ka dërguar qeverinë e kaluar dy ligje që kanë qenë shkelje të rrepta të Kushtetutës. Ligji për konfiskimin e pasurisë, si dhe Vettingun, të dyja ia ka refuzuar Kushtetuesja me shkelje flagrante”.
Ndër tjera, ai ka thënë se partitë opozitare do të duhej të bëheshin bashkë për të kundërshtuar Kurtin.
“Prandaj, unë mendoj i vetëm faj i opozitës që nuk arrin të bëhet unik vet, pret t’i përfundohet afati kushtetues dhe bën qeverinë. Për ndryshe çdo ditë sa të është Albini në pushtet do të na ngushtohet demokracia, kjo është alarm”, ka thënë Shala.