Shala mbështet kandidaturën e Hajdarit për kryetar të Drenasit: Të bashkohemi rreth flamurit të PDK-së

29 korrik 2025 | 16:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbështetur kandidaturën e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit.

Ai ka thënë se kandidatura e Hajdarit është legjitime, legale, institucionale dhe demokratike.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar bashkëpartiakë, PDK është shtëpia jonë politike, e cila na ka bashkuar në shumë fitore historike për vendin. Në qendër të këtyre sukseseve ka qenë, është dhe duhet të jetë patjetër dega e saj në Drenas. Për ta ruajtur këtë rrugëtim të suksesshëm dhe historik, na duhen qetësi, urtësi dhe unitet. Prandaj, në këtë frymë dhe mbi bazën e parimeve të demokracisë së brendshme, janë marrë edhe vendimet e fundit të Kryesisë së PDK-së, të cilat i kam mbështetur dhe do t’i mbështes. Kandidatura e z. Petrit Hajdari është legjitime, legale, institucionale dhe demokratike. Si të tillë duhet ta kuptojnë dhe ta mbështesin të gjithë qytetarët e Drenasit. Unitetin e Degës së PDK-së në Drenas e kemi borxh ta ruajmë, dhe besoj fort se do ta ruajmë. Prandaj ju ftoj që t’i bashkojmë radhët të gjithë, rreth flamurit të fitoreve, flamurit të PDK-së”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovi, ka reaguar ndaj…