
Shala përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Ata ranë për të mos vdekur kurrë!
Deputeti i PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar dëshmorët e kombit, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Ai ka thënë se, Kiçina dhe Halilaj me guximin e tyre kanë shkruar kapitujt më të lavdishëm të luftës për çlirimin e Kosovës.
“Sot u shënua përvjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Rasimi e Ragipi ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, për ti dhënë pavdekësi emrit dhe veprimtarisë së tyre patriotike dhe çlirimtare. Me guximin e tyre, shkruan kapituj të lavdishëm në historinë e luftës sonë për çlirim. Sakrifica e tyre është amanet i shenjtë që na obligon të punojmë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe gjithmonë krenare për bijtë e saj. Lavdi, respekt dhe përulje para veprës dhe kontributit të tyre për liri!”, ka Shala në “Facebook”.