Shala: Pokleku dhe Çikatova e Vjetër, plagë të hapura në kujtesën tonë kolektive

17 prill 2025 | 16:39

Deputeti i PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Pollekut dhe Çikatovës.

Ai ka thënë Pokleku dhe Çikatova janë plagë të hapura në kujtesën tonë kolektive

“Sot kujtojmë me përulësi e dhembje Masakrën e Poklekut dhe atë të Çikatovës së Vjetër, ku dhjetëra civilë të pafajshëm u vranë mizorisht, mes tyre shumë gra e fëmijë. Janë ditë që na rikujtojnë sa e lartë ishte kostoja e lirisë sonë dhe sa e shenjtë është kujtesa për ata që u flijuan pa faj. Të mos harrojmë asnjëherë! Lavdi të përjetshme të rënëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rajoni veriperëndimor italian është sot në alarm të kuq, pasi…