Shaqiri i lumtur në Liverpool: Mezi pres fillimin e sezonit

03 gusht 2021 | 17:17

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri për “Liverpoolfc.com” ka folur për edicionin e ri. Reprezentuesi i Zvicrës ishte një ndër lojtarët më të mirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” dhe pas përfundimit të tij u spekulua që ai do të largohej nga Liverpooli, por ai ka bërë me dije se është i lumtur në Liverpool dhe se mezi pret sezonin e ri.

“Jam i lumtur që jam me skuadrën. Po ndihem mirë dhe mezi pres t’i nisim ndeshjet parasezonale dhe një sezon të mirë. Ne kishim një kampionat shumë të mirë me Zvicrën. Bëmë histori së bashku dhe jam i lumtur për këtë gjë. Unë vetëm po pres fillimin e sezonit të ri dhe t’i arrijmë objektivat me skuadrën, të fitojmë dhe të japim 100 % nga vetja jonë. Pastaj e shohim çfarë do të ndodhë, normalisht që ne duam të fitojmë gjithçka”, ka thënë Shaqiri.

“Ne i kemi të gjitha kualitetet për të qenë në majë të tabelës. Kemi skuadër të mirë me karaktere të mira. Për ta arritur atë gjë, ne duhet të jemi të bashkuar si skuadër, si lojtarë dhe duhet të punojmë së bashku si skuadër. Me talentin tonë dhe dedikimin tonë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka deklaruar Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra pasagjerë amerikanë të Spirit Airlines dhe American Airlines u…