Sharr Travel e bën të mundur: Me 15 euro në Durrës dhe prapë në shtëpi!

18 qershor 2025 | 12:15

Në Kosovë gjithçka është bërë më e shtrenjtë, por ka ende gjëra që të befasojnë.

Një prej tyre është oferta e Sharr Travel: 15 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Durrës. Tingëllon si diçka që nuk ndodh më në vitin 2025 – por ndodh.

E mërkura nisi herët, para agimit. Në stacionin e nisjes, grupe të rinjsh, familjarë, çifte dhe të moshuar, të gjithë me një të përbashkët – nevojën për t’i ikur për pak orë pluhurit të qytetit, zhurmës dhe ditëve pa ngjyrë.

Autobusët e Sharr Travel vijnë në kohë, të pastër, të rehatshëm, me ajër të kondicionuar dhe ndjesinë sikur po nisesh drejt një rruge të bukur, e jo thjesht një destinacioni.

Shoferët janë të buzëqeshur, stafi kujdeset për gjithçka, dhe rruga kalon me ndalesa të planifikuara, madje edhe me një kafe të shijshme në mëngjes – si për të na kujtuar që udhëtimi është pjesë e pushimit.

Në Durrës zbresim herët, kur deti ende nuk ka zhurmën e zakonshme. Ca e nisen me çadra drejt plazhit, ca tjerë për një mëngjes në lokal. Nuk ka presion, as program të detyrueshëm – vetëm një ditë për veten.

Në kohën kur gjithçka duket sikur po largohet nga dora e qytetarëve të zakonshëm, Sharr Travel ofron diçka të rrallë: një kujtim të bukur, një arratisje të thjeshtë, një ditë që nuk kushton shumë, por vlen gjithçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në…