 
                    Shawn Mendes tregon sekretin e bukurisë
                21 prill 2019
                |  13:31
            
        Këngëtari i famshëm botëror, Shawn Mendes, ka thënë se nuk e pastron fytyrën shpesh.
I pyetur se cili është sekreti i bukurisë për shkak se ai çdoherë e ka fytyrën shumë të pastër, Mendes ka shkruar në “Twitter.
“Unë nuk ju gënjej juve kur them se nuk e pastroj shpesh fytyrën. Unë mendoj se një lëkurë e mirë është e bazuar dhe reflekton nga ajo se si ndiheni. Nëse jeni i lumtur do ta keni edhe fytyrën e bukur”, ka thënë Mendesi.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        