
ShBA bllokon në OKB rezolutën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
19 shtator 2025
| 08:36
Shtetet e Bashkuara përdorën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar një rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe lehtësimin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë.
Rezoluta mori 14 vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit, por u pengua nga vetoja amerikane. Kjo ishte hera e gjashtë që ShBA e përdor veton që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Reuters.
Rezoluta kërkonte gjithashtu lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza.
Zyrtarë të OKB-së paralajmëruan se Gaza ndodhet tashmë në gjendje urie të konfirmuar dhe situata humanitare po përkeqësohet çdo ditë.