SHBA E U.S. ARMY NË KOSOVË FITORE E SHEKUJVE PËR POPULLIN, ATDHEUN E KOMBIN SHQIPTAR

31 maj 17:33


Bejtullah Kqiku

Të dielën, më 31 maj 2020, bëhen 20 vite nga tubimi i mbajtur në qytetin e Gjilanit në nderim të hyrjes së SHBA në këtë qytet.

Ish – Ushtaraku i UÇK-së dhe i TMK-së, Ismet Sylejmani, Kryetar i Këshillit Organizativ i subjekteve politike dhe jopolitike te Gjilanit, në atë kohë, ka përmendur shumë subjekte politike dhe jopolitike, TMK dhe Kishen Katolike Shqiotare, organizatore të Manifestimot, por edhe donatorin kryesor dhe të vetëm të Manifestimit të nderuarin Bejtullah Kqikun ish pronar i kompanisë “Bejta Comerc”, për të cilin ka shkruar me nderim e respekt, se ishte donatori kryesor i këtij Manifestimi.

Ismet Sylejmani nga Këshilli Organizativ i asaj kohe ka thënë se më 31 maj 2020 mbushen plot 20 vite nga tubimi që u mbajt në qytetin e Gjilanit, në nderim të ardhjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ushtrisë Amerikane në Kosovë!

“Ndihma e madhe që na e kanë dhënë SHBA-të gjatë gjithë historisë dhe veçanërisht gjatë luftës së UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe njohja nga afër e imja me qëndrimet proshqiptare të oficerëve të lartë amerikan në Kampet Bondstel dhe Mantith, ishin motivi im kryesor dhe qendrorë për të marrë iniciativën për të propozuar për mbajtjen e tubimit të parë dhe të fundit më të madhin në Kosovë, pas përfundimit të luftës së dhe pas hyrjes triumfale të KFOR-it të NATO-s në ballë me SHBA-të. Ai tubim i madh atëherë e deri më tani kur po e shkruaj këtë shkrim në nderim të asaj ngjarje të madhe kombëtare, ishte dhe mbetet tubimi më i madh publik, i organizuar dhe me nivel të lartë të përfaqësimit në nderim të Amerikës në Kosovë” ka shkruar Sylejmani.

Sylejmani ka përmendur të gjitha kontaktet e takimet që ka pasur, qe i kane sherbyer per inspirim e vendim për të ardhur deri tek finalja e manifestimit, derisa ka shkruar se donatori i vetem dhe kryesori i manifestimit ishte firma “Bejta Comerc” me pronarin, tani të ndjerin Bejtullah Kçiku.

Sylejmani ka thënë se Manifestimi qe po mbahej per Ameriken, filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnin kombëtar amerikan. “Vlenë të theksohet se himni kombëtarë amerikan, për herë të parë ekzekutohej para një mase mbi 50.000 njerëzish. Në manifestim u mbajtën katër fjalime, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Organizativ, fjalimi i parë nga Ismet Sylejmani, pastaj Komandanti i TMK-së Gjeneral Agim Çeku, Kryeadministratori ndërkombëtar i Gjilanit z.Ivo Shans dhe nga viset, në emër të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, ish-Kryetari i Komunës së Gostivarit, si kryetari i kohës së flamurit në Gostivar z. Rufi Osmani.

Pjesëmarrja ishte masive” ka shtuar Sylejmani.
Sipas Sylejmanit me shumë të drejtë mund të quhet tubim i madh popullor për Amerikën në Kosovë sepse morën pjesë ushtarë e oficerë, përfaqësues të lartë të US ARMY!

Morën pjesë personalitete e figura të shquara të jetës politike, kombëtare e shtetërore nga Kosova dhe e gjithë̈ hapësira e viseve shqiptare ka kujtuar Sylejmani.

“Pas përfundimit të Manifestimit ”FUQIA PLANETARE NË KOSOVË”, sponsori gjeneral i manifestimit, afaristi i njohur dhe i nderuar i Gjilanit dhe i Kosovës Bejtullah Kqiku me firmën e tij “Bejta Comerc”, në restaurant Kosova në Bresalc, shtroi drekë për mysafirët e shumtë që kishin ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kjo ishte ngjarje e madhe. Dashuria dhe respekti për Amerikën dhe për Amerikën në Kosovë, ishte dhe vazhdon të jetë e madhe, dhe të rritet e të kultivohen ndër breza në Kosovë dhe te tërë populli shqiptar” ka shkruar Ismet Sylejmani, ish – Kryetar i Këshillit Organizativ.

Ndërsa Basri Kqiku nga “Bejta Comerc” thotë se tani pas 20 vitesh ndihet krenar që Babi i tij Bejtullah Kqiku dhe kompania “Bejta Comerc” ka qen donatori kryesor i atij evenimenti ta madh e mbarëkombëtarë.

“Për Babin, për familjen e për firmën tonë ” Bejta Comerce” ka qenë nder dhe privilegj ta përkrahim fuqishëm e ta finansojmë tërësisht një manifestim të madh popullor, ku është nderuar SHBA-në dhe Ushtria Amerikane, në nderim të kontributit të madh e vendimtarë të saj për çlirimin e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Monchengladbach arriti sot një fitore bindëse ndaj FC Union…