SHBA i jep 2 javë kohë Iranit, Shtëpia e Bardhë lexon mesazhin e Trump

19 qershor 2025 | 19:52

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të vendosë brenda dy javëve, nëse SHBA do të përfshihet apo jo në luftën e Izraelit ndaj Iranit.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt gjatë një konference për media. Ajo citoi mesazhin e Trump, i cili thotë se vendimi do të merret brenda dy javëve, pasi ka një shans të madh për rikthimin në tavolinën e negociatave.

“Duke qenë se ka patur shumë spekulim në media, lidhur me vendimin e presidentit, dhe nëse SHBA do të përfshihet apo jo direkt, po citoj mesazhin e presidentit:

Bazuar në faktin që ka një shans i konsiderueshëm që negociatat mundet ose nuk mundet të ndodhë në të ardhmen e afërt, do ta marr vendimin tim nëse do të përfshihem apo jo, brenda dy javëve të ardhshme”, deklaroi sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Leavitt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar t’i etiketojë deputetët…