
ShBA i largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa, imazhi satelitor tregon pistën pothuajse bosh
Avionët amerikanë që nuk ishin të strehuar (të pambrojtur) u larguan nga baza ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar, sipas një imazhi satelitor të datës 19 qershor, i cili tregon pistën pothuajse bosh, raporton CNN.
Kjo tregon se avionët u zhvendosën përpara se Irani të kryente sulmin me raketa ndaj Al Udeid të hënën, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
Dy zyrtarë të mbrojtjes i kanë thanë CNN-it javën e kaluar se avionët ishin çuar në vende të tjera si pjesë e përpjekjes së ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme, në mes të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.
Gjithashtu, të gjitha anijet luftarake të Marinës Amerikane që ishin të vendosura përpara në bazën detare Naval Support Activity Bahrain (në shtetin ishullor Bahrein), u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është ende e qartë se ku janë dërguar avionët dhe anijet./Reporteri.net