ShBA-j dhe Britania s’e nënshkruajnë deklaratën në samitin për AI

11 shkurt 2025 | 16:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Britania e Madhe kanë refuzuar të nënshkruajnë deklaratën e samitit të AI në Paris për inteligjencën artificiale “gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, një goditje për shpresat për një qasje të bashkërenduar për zhvillimin dhe rregullimin e teknologjisë.

Të dy vendet nuk shpjeguan arsyet e tyre për të mos vënë emrat e tyre në një dokument të mbështetur nga 60 nënshkrues të martën, duke përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Australinë dhe Kanadanë, shkruan “The Guardian”.

Konfirmimi i mospërfilljes erdhi menjëherë pasi zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, doli në skenën në Grand Palais për të kritikuar ‘rregullimin e tepruar’ të teknologjisë të Europës dhe paralajmëroi kundër bashkëpunimit me Kinën në një fjalim goditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se vonesat në numërimin…